Ora News – Pas sheshit “Skënderbej” edhe “Nënë Tereza” do të kthehet në pedonale

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas sheshit ?Skëndërbej?, Bashkia e Tiranës projekton pedonale sheshin ?Nënë Tereza?. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se projekti do të pilotohet në ditën pa makina në 22 shtator, dhe do të nisë së shpejti zbatimi i tij. Deklaratat Veliaj i bëri gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me biznesin e furrës së bukës për reduktimin e qeseve plastike.
Sheshi ?Nënë Tereza? do të kthehet pedonale. Bashkia e Tiranës pas sheshit ?Skëndërbej?, do të ktheëj edhe këtë hapësirë për këmbësorët. Eksperimentimi i parë do të ndodh në 22 shtator në ditën pa makina, për të vijuar më pas me zbatimin e projekti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dha disa nga detajet e projekti.
Veliaj: ?Edhe këtë vit pavarësisht se i kemi kthyer disa hapësira në 100 % pedonale, duke filluar nga sheshi ?Skënderbej?, te Pazari i Ri, prapë do të investohemi edhe këtë vit në disa hapësira të tjera pedonale. Një prej tyre do të jetë gjithë sheshi ?Nënë Tereza?. Siç e dini, me kohë të pjesshme ai është pedonal duke filluar nga Presidenca deri te korpusi universitar. Kështu që një hapësirë do të jetë aty, hapësira tjetër do të jetë pas Ministrisë së Arsimit. Pra duam të kemi hapësira pedonale edhe në disa lagje, është zona ku është klubi ?Heminguej? dhe disa shtëpi karakteristike të Tiranës. E ka potencialin në të ardhmen të kthehet në një tjetër hapësirë si Pazari i Ri?
Përmes një marrëveshje bashkëpunimi, 250 biznese furra buke dhe pastiçeri do të shmangin përdorimin e qeseve plastike dhe do të përdoren qese miqësore të mjedisit. Kjo do të thotë se në një ditë do të ketë 1 mln qese më pak.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pas-sheshit-skenderbej-edhe-nene-tereza-do-te-kthehet-ne-pedonale/

Share This Video


Download

  
Report form