Ora News - Qeveria miraton dhënien e mjediseve për Kolegjin e Apelimit

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria ka miratuar vendimin për dhënien e godinës për Kolegjin e Apelimit, pjesë e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.
Në deklaratën e sotme për mediat ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nënvizoi se qeveria do të mbështesë dhe projektin e pagave për këto struktura.
Etilda Gjonaj: Në mbledhjen e parë qeveria mori vendimin për vënien në dispozivcion të mjediseve të punës për komisionin e pavarur të kualifikimit dhe operacionin ndërkombëtar të monitorimit.
Sot qeveria bëri një hap tjetër të rëndësishëm, miratoi vendinin e tij për vënien në dispozicion të ambienteve për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke mundësuar kështu ofrimin e kushteve logjistike dhe infrastrukturore të nevojshme për funksionimin e tij. Me këto dy vendime qeveria shqiptare i jep mbështetjen e plotë infrastrukturore dhe logjistike për organet e vettingut.
Një kohësisht qeveria shqiptare është angazhuar dhe shprehur e gatshme me mbështetjen e strukturave dhe mbështetjen financiare për pagat dhe stafet të organeve të vettingut, vendim i cili po diskutohet edhe në Komisionin e Ligjeve dhe që do miratohet shumë shpejt në Kuvend.
Do reduktohen dokumentet
Një tjetër vendim është dhe reduktimi i dokumenteve. Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nënvizoi se për shërbimet do të jenë vetë institucionet që do të marrin online të dhënat
Ogerta Manastirliu: Për të gjithë ata qytetarë që duhet të marrin dokumenta në zyrat e administratës këtë javë ne shtojmë listën e këtyre dokumentave që mund të tërhiqen online në portalin e-albania, si nga qytetarët edhe nga institucionet publike që u nevojiten ato.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/qeveria-miraton-dhenien-e-mjediseve-per-institucionet-e-reja-te-drejtesise/

Share This Video


Download

  
Report form