Report TV -Ambalazhimi i bukës, jo më në qese plastike, vetëm prej letre

Report TV 2018-05-02

Views 0

Furrat e bukës në Tiranë do të heqin nga përdorimi qeset plastike, duke i zëvendësuar ato me qese letre.

Bashkia e Tiranës nënshkroi sot një marrëveshje mirëkuptimi me Shoqatën e Prodhueseve të Bukës, Pastiçierisë dhe Brumërave, e cila ka 250 anëtarë, me anë të së cilës bien dakord për mospërdorimin e qeseve plastike, duke sjellë një reduktim të tyre me 1 milion në ditë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se përmes kësaj marrëveshjeje hapet një kapitull i ri dhe një fitore e Tiranës për të pasur një qytet më të pastër.

"Është më shumë se një fitore e drejtpërdrejtë në betejën për të pasur një Tiranë më të pastër. Bashkimi i shoqatës me 250 furra buke dhe pastiçierie me nismën tonë redukton 1 milion qese në ditë në Tiranë. Kjo bën krenar secilin në shtëpinë e vet sot, është diçka konkrete dhe të prekshme, pra që ne në Tiranë e ndjejmë nga mënyra sesi është qyteti sot, më i pastër. Me firmën e sotme, ne hapim një kapitull të ri. Mezi pres që kjo të ndikojë edhe tek të tjerët që në të gjithë Tiranën ta shpallin qytetin më avangard në Ballkan. Nuk ka qytet realisht sot në Ballkan që ta ketë bërë këtë, fillimisht me supermarketet dhe me shitësit e bukur. Ju garantoj që do të na kopjojnë", tha Veliaj, duke deklaruar se synimi është reduktimi total i përdorimit të qeseve plastike.

Share This Video


Download

  
Report form