Ora News - Tragjedia, ekspertiza: Trinjakët e vetëm në shtëpi ishin djegur

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ekspertët e mjekësisë ligjore hedhin dritë mbi shkakun e vdekjes së tre fëmijëve që humbën jetën si pasojë e zjarrit në Romanat të Durrësit ditën e djeshme (20 shtator)
Ekspertiza mjeko ligjore thotë se vdekja e fëmijëve ka ardhur djegia dhe karbonizimi i trupit, informon gazetari i Ora News, Leonidha Musaj.
Trinjakët ishin mbyllur me çelës, në dhomën e gjumit ndërsa e ëma kishte shkuar për të marrë dy vajzat e saj më të mëdha në shkollë pasi po binte shi.
Dy pista të shkakut të zjarrit
Dyshohet se zjarri ra në banesë gjatë kohës që fëmijët luanin me shkrepëse. Sipas hetuesve flakët kanë rënë fillimisht në perdet e banesës dhe tymi ka asfiksuar fëmijët. Më pas zjarri është përhapur në gjithë banesën.
Nuk përjashtohet as pista e një shkëndije elektrike nga një prizë treshe që ishte e vendosur në mes të dhomës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 17:30 të pasdites së të mërkurës.
Tragjedia
Tre fëmijët e moshës 3-vjeçare u dogjën të gjallë në banesën e tyre, pasi ishin mbyllur në dhomë nga nëna e tyre Migena Konçi. Babai i tyre nuk ishte kthyer ende nga puna ndërsa e ëma kishte shkuar në shkollë për të marrë vajzat.
Njëri prej fqinjëve rrëfen momentet e tmerrit kur djemtë kishin filluar të qanin dhe bërtisnin duke kërkuar ndihmë, por më kot.
Ai thotë se rendur për të ndihmuar vogëlushët, por e ka pasur të pamundur për të depërtuar në ambjentet e brendëshme të shtëpisë, pasi dera e jashtme dhe ajo e dhomës së gjumit ku ndodheshin fëmijët ishin të mbyllura me celës. Edhe ndihma përmes dritareve ka qenë e pamundur, pasi ato janë të pajisura me kangjella.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/tragjedia-ekspertiza-trinjaket-e-vetem-ne-shtepi-ishin-djegur/

Share This Video


Download

  
Report form