Një ditë pas tryezës së thirrur nga Lulzim Basha me aleatët e Partisë Demokratike vijnë edhe propozimet e para për reformën zgjedhore. Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe demokristiani Nard Ndoka propozojnë ndryshimin e sistemit aktual zgjedhor.
Dashamir Shehi: ?Unë personalisht jam për maxhoritar, megjithatë do të diskutohet çdo lloj sistemi?.
Nard Ndoka: ?Mbështes idenë e një sistemi kombëtar preferencial?.
Njëzëri aleatët e Bashës kërkojnë lista të hapura, si e vetmja mundësi për të pasur një përfaqësim sa më të drejtë të votës së shqiptarëve në Parlament.
Dashamir Shehi: ?Jam për listë të hapur se vendos meritokracinë, s?ka nevojë ta vendosi kryetari e vendos populli me votë?.
Nard Ndoka: ?Listat duhen të hapura, ka përfaqësim??.
Shehi e Ndoka shprehen në parim pro votimit të emigrantëve, por i sugjerojnë kreut të PD-së të mos e kushtëzojë këtë proces me votimin elektronik.
Dashamir Shehi: ?Nuk është kohë ultimatumesh?.
Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje e në mënyrë të veçantë numërimi elektronik shihet nga aleatët e Partisë Demokratike si një mundësi në zbutjen sadopak të fenomenit të shitblerjes së votës.
Dashamir Shehi: ?Do largojmë nga zullumi sa është e mundur. Edhe elektroniku vidhet por sistemi i numërimit duhet përmbysur?.
Nard Ndoka: ?E mbështesim këtë ide?.
Pak ditë më parë demokratët depozituan në Kuvend edhe një kërkesë për ngritjen e komiisonit ad hoc parlamentar për reformën zgjedhore gjë që u mirëprit edhe nga shumica në Parlament.
Tv Klan