Report TV - FNSH në Elbasan,27 të ndaluar në kërkim djali i biznesmenit

Report TV 2018-05-02

Views 1

Një aksion i gjerë ka nisur prej mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit, ku janë përfshirë Policia e Tiranës, ajo e Elbasanit dhe FNSH.

Nga qyteti i Elbasanit, ku ndodhet prej mëngjesit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka zbardhur detaje të aksionit të policisë.

Çako tha se është identifikuar personi, që tri ditë më parë goditi mjetin e zyrtarit të lartë të policisë.

?Kemi identifikuar personin që goditi makinën e zv.drejtorit të policisë, të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore janë kryer, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Jemi në një proces intensiv të analizës me Prokurorinë e krimeve të Rënda, kërkojmë angazhim maksimal edhe nga Prokuroria e Elbasanit dhe gjithë sistemi i drejtësisë?, tha Çako.

Burime nga takimi në Elbasan thanë se është shpallur në kërkim Suel Çela, djali i biznesmenit Petrit Çelës. Suel Çela drejtonte makinën, që goditi policinë mbrëmjen e së dielës në Elbasan.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS