Historianët kanë mendime të ndryshme në lidhje me debatin për heqjen e titujve e dekoratave, nismë nga e cila qeveria është tërhequr. Paskal Milo deklaron se kjo është një zhurmë për të zhvendosur vemendjen nga shqetësimet kryesore të shoqërisë.
?Shumë zhurme për asgjë?! Kështu e konsideron historiani Paskal Milo debatin e ngritur mbi nismat ligjore për heqjen e titujve të nderit, dekoratave, për ata që kanë kryer krime lufte, krime kundër njerzimit apo dhe ata që kanë qënë pjesë e strukturave të regjimit komunist. Sipas tij, projektligje të këtij lloji kanë në thelb zhvendosjen e vëmendjes nga gjerat e rëndësishme që shqetësojnë Shqipërinë .
Historiani Paskal Milo: ?Me kë do merren, me të vdekurit?! Nëse vërtetë janë të shqetësuar se në parlament mund të ketë ende agjentë të sigurimit të shtetit, t?u bëjnë radiografinë politike dhe puna zgjidhet?.
Për historianin Milo, diskutimet e qeverisë apo dhe opozitës duhet të përqëndrohen tek rishikimi i teksteve të historisë së Shqipërisë dhe jo tek debatet shterp që nuk i sjell asgjë vendit.
Paskal Milo: ?Shkruarja e teksteve të historisë është një përgjegjësi kombëtare dhe duhet të jetë prioritet I kësaj qeverie. Më shumë vlen një tekst i mirë historie se sa një projektligj butaforik?.
Ndryshe nga Milo, Valentina Duka thotë se është i nevojshëm një ligj për dekomunistizimin, por për Dukën shfaqja e simboleve komuniste në festa kombëtare e implikon Partinë Socialiste edhe më shumë me këtë regjim.
Historiania Valentina Duka: ?Fakti që vijnë ligje dhe tërhiqen do të thotë që ato vijnë në Kuvend sa herë opinion publik ashpërsohet kundër simboleve të kumunizmit. Tërheqja e projektligjit është mekanizëm që tregon që PS nuk e ka seriozisht. Jo vetëm duhet të hiqen titujt, por edhe të dënohen ata njerëz që kanë kryer këto krime?.
Në vitin 2015 në parlament u paraqitën tre projektligje për të njëjtën çështje.