Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banesa e shefit të qarkullimit të Mirditës Gjovalin Toma është sulmuar me armë rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës (23 shtator). Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka të lënduar.
Plumbat kanë goditur muret e shtëpisë ndërsa dy plumba kanë depërtuar në brendësi të banesës.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje ku kanë nisur hetime, si edhe janë ngritur postblloqe.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes teksa mësohet se janë ngritur disa pista hetimi ndër të cilat dhe ajo për shkak të detyrës.
I pyetur nga Ora News, Gjovalin Toma deklaron se nuk ka konflikte, ndërsa nënvizon se një mundësi është edhe ngatërrimi i shënjestrës
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/lezhe-qellohet-me-arme-banesa-shefit-te-qarkullimit-te-mirdites/