Rrugët e dëmtuara ndër vite, me ujërat e zeza që rrezikonin të ktheheshin në burim infeksioni, së shpejti do të jenë thjesht një kujtim i shëmtuar për mijëra banorët e Kombinatit.
Bashkia e Tiranës ka nisur punën për transformimin e bllokut që kufizohet nga Rr. ?Llambi Bonata? ? ?Haki Stermilli? ? ?Musine Kokalari? në Kombinat, si dhe rikonstruksionin e Rr. ?Zyber Zeneli?, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit të kësaj zone, si dhe krijimin e akseseve të lëvizjes me rrugët e tjera të qytetit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi fillimin e punimeve në të gjithë lagjen ku parashikohet të ndërtohen rrugë, trotuare, lulishte dhe hapësira çlodhëse e argëtuese për fëmijë. Veliaj u shpreh se në dy vitet e dyta të mandatit, fokusi do të jenë në zonat peri-urbane, si Kombinati dhe zonat përreth.
?Në dy vitet e dyta të mandatit, fokusin më të madh do ta kemi në zonat peri-urbane, Kombinati, Astiri, Yzberishti, Yrsheku, Unaza e Re, për t?u siguruar që të njëjtin transformim që kemi patur në qendër të Tiranës, ta kemi edhe në periferi. Në të dy anët kryesore të rrugës së Kombinatit, si tek blloku ?Misto Mame?, ashtu edhe tek ?Llambi Bonata?, po bëjmë ndërhyrje kapilare në infrastrukturë. Fillojmë fillimisht me 3 blloqe pallatesh që janë zemra historike e Kombinatit, shumë prej tyre të bëra me punë vullnetare, ende me mbishkrimet PPSH sipër. Kjo do të thotë se nuk është venë dorë që në kohën e asaj partie dhe e atyre punëve vullnetare?, tha Veliaj.