Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut uli siparin mbrëmjen e së shtunës. Eventi i rëndësishëm kinematografik zgjati një javë dhe në të u shfaqën projeksionet e 39 filmave të regjisorëve të huaj e shqiptarë.
Për një javë rresht, Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut mblodhi rreth vetes artëdashësit e kinemasë.
Eventi, që edhe këtë vit u organizua nga Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, solli projeksionet e 39 filmave, të regjisorëve të huaj dhe shqiptarë.
Filmat u shfaqën për publikun në sheshe të kryqytetit dhe ambiente të mbyllura si Akademia Marubi, Arkivi i Filmit, Akademia e Sigurisë.
Mbrëmjen e së shtunës, edicioni i dymbëdhjetë uli siparin e tij.
Natën e fundit, Festivali solli filma që mbanin emrin e Thomas Isler, ?Kur demokracia merr kot? dhe Eyal Halfon me ?Lufta 90 minutëshe?.
Për Drejtorin e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, Kujtim Çashku, Festivali ia doli që edhe këtë vit të zgjojë interes te qytetarët e të nxis debate mbi temat e trajtuara.
Por, eventi që çdo shtator e kthen Shqipërinë në kryqendrën e kinemtografisë, shihet edhe si një shkëmbin eksperiencash mes kineastëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/perfundon-festivali-i-filmit-moren-pjese-regjisore-nga-mbare-bota/