Ora News - Qeveria jep 3 mld lekë për energjinë, PD-LSI bashkë votuan kundër

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndryshimet në buxhet që parashikojnë një fond shtesë prej 3 mld lekësh për energjinë dhe 1.2 mld për Emergjencat Civile u miratua vetëm me votat e mazhorancës. Ndërsa PD dhe LSI votuan kundër.
Nënkryetarja e Komisionit ngriti si shqetësim detyrimet e prapambetura të OSHEE.
Tabaku: Ka detyrime të prapambetura, të papaguara prej rreth 100 mln euro. Pse ishte e nevojshme akti normative për blerjen e energjisë ndërkohë që thatësira e këtij viti nuk ka qenë shumë e ndryshme nga ato që kemi pasur vitet e kaluara.
Por për ministrin Arben Ahmetaj këto ndryshme në buxhet ishin të domosdoshme pasi niveli i ujit në hidrocentrale ishte kritik.
Ahmetaj: Niveli i Komanit është në 270, pra është në pikë kritikë.
Deputeti i LSI, Edmond Haxhinasto kërkoi më shumë transparencë në lidhje me objektivat për arritjen ekonomike.
Haxhinasto: Objektivat që i keni vënë vetes janë shumë ambicioze dhe dyfishim i i arritjes ekonomike brenda 4 viteve nuk është aq e thjeshtë.
Komisioni u përfshi nga diskutimet për ndikimin e parave të krimit në ekonomi.
Shehaj: Duhet të kuptojmë nëse ka parashikuar ministria e Ekonomisë një ndikim negative në 6-mujorshin e ardhshëm apo në vitet e ardhshme si pasojë e kësaj lufte.
Ahmetaj: Asnjë vend imun, vetëm e gangrenizojnë ekonominë. Në rastin konkret ekonomia është rritur për shkak të investimeve të brendshme dhe të huaja.
Akti normative i buxhetit 2017 pritet të kalojë për votim në parlament në seancën e radhës.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/ekonomi/ahmetaj-ndryshimet-ne-buxhet-nuk-prekin-nivelin-e-borxhit/

Share This Video


Download

  
Report form