Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Vlorë, në rrugën Transballkanike.
Dy automjete, "Benz" dhe "Ford" janë përplasur me njëri-tjetrin, duke dalë të dy nga rruga.
Në aksident janë përfshirë edhe dy automjete të tjera.
Mësohet se një grua e cila udhëtonte në njërin prej makinave të përfshira në aksident është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Vlorës.
Sipas policisë shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të mjetit nga një prej drejtuesve.