Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 100 tregtare te cilët ushtronin aktivitetin pranë sportit të vjetër në Elbasan janë larguar nga aksioni i bashkisë për lirimin e hapësirave publike.
Duke pranuar ta lirojnë trotuarin, ata kanë tubuar para Bashkisë me kërkesën për t?u risistemuar pasi për ta tregtimi ambulant është i vetmi burim të ardhurash.
Dritan Ekmekçiu kreu i policise bashkiake thotë se të gjithë tregtarët që zaptojnë hapësirat publike do të largohen, ndërsa tregtarët ambulantë duhet të sistemohen në tregjet përkatëse.
Dritan Ekmekçiu: ?Personat që po protestojnë janë tregtarë që deri dje kanë tregtuar në hapësirat publike. Është marrë një vendim që ata do të lëvizin dhe do të pozicionohen tek tregjet e liçensuara.?
Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur prej dy javësh në këtë qytet.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/tregtaret-ambulante-ne-proteste-policia-i-largoi-nga-trotuari/