Dhia viziton shkollën “mesjetare”

RTV KLAN 2018-05-03

Views 0

Një video e shkollës 9 - vjecare në Luzaj të Kuçovës tregon kushtet skandaloze si në mesjetë, të ngrehinës, që vetëm shkollë nuk mund të quhet.

Në fshatin Luzaj të bashkisë së Kuçovës gjendet një shkollë 9 - vjeçare që frekuentohet nga 9 nxënës të klasave të ndryshme.

Një prej prindërve të këtyre nxënësve ka nisur një video pranë redaksisë së emisionit "STOP", ku shfaqen kushtet e mjerueshme të kësaj "shkolle".
"Gjendja e shkollës është ... nuk ka të krahasuar as me shkollat në mesjetë. Godina nuk ka derë, ambientet e brendshme janë skandaloze, bëhet mësim në një klasë, nëqoftëse mund t'i themi klasë. Në një ditë me shi si kjo, nxënësit kanë ardhur të lagur. Klasa nuk ka absolutisht asnjë kusht".

Denoncuesi ka filmuar pamje nga shkolla, e cila nuk ka as kushtet minimale për t'u cilësuar si e tillë. Duke nisur që nga hyrja e godinës që është pa portë, dritaret pa xhama, bankat e vjetra, muret që u ka rënë suvaja e deri më te një dhi që kullot e lirë nëpër shkollë dhe një zjarr i ndezur në mes të një klase tregojnë më së miri shkollën e "mesjetës".

Share This Video


Download

  
Report form