Report TV - Incidenti në Elbasan, Basha: Rama të shkarkojë Sejdinin

Report TV 2018-05-03

Views 0

TIRANE-Kryetari i Paritsë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar Edi Ramës që të shkarkojë kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini pas incidentit që ndodhi pak ditë më parë, kur u përplas makina e policisë gjatë një aksioni.

Basha deklaroi se dhëndri i Sejdinit u refuzua që të përgjohet, ndërsa kompania e gruas së tij është duke u hetuar për trafik droge.

Lideri demokrat i bëri thirrje kryeministrit që përpos, Sejdinit të largojë edhe kryetarin e Kuvendit dhe ministrin e Brendshëm.

?Policia refuzoi urdhrin e prokurorisë për të përgjuar disa anëtarë të bandës, pas disa ditësh policia e mohon që është ushtruar dhunë dhe gjithçka mbyllet si incident i rëndomtë.

Qyteti i kësaj historie është Elbasani, banditi është dhëndri i kryebashkiakut, ndërsa kompania e gruas është duke u hetuar për trafik droge.

Share This Video


Download

  
Report form