Ambiente të reja te shkolla “Siri Kodra” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-03

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Tiranës ka përfunduar rehabilitimin e të gjitha institucioneve arsimore në territorin e Njësisë Administrative Nr. 8. Erion Veliaj përuroi shkollën 9-vjeçare ?Siri Kodra?, e cila këtë shtator hapi dyert për rreth 600 nxënës. Rikonstruksioni i zgjidh përfundimisht problematikat që ka pasur ndër vite një nga zonat më të vjetra të kryeqytetit.

?Me rikonstruksionin e plotë të shkollës ?Siri Kodra? i japim fund përfundimisht të gjitha problematikave që kemi pasur me institucionet arsimore, çerdhe, kopshte, shkolla në Njësinë 8. Kjo na liron që të orientohemi më shumë drejt zonave rurale apo në zonat ku ka pasur një degradim të institucioneve arsimore.?


Veliaj ftoi prindërit që të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat e reja të hapura këtë vit, duke lehtësuar në këtë mënyrë edhe mbingarkesën nëpër klasa.

?I ftoj të gjithë qytetarët që të frekuentojnë shkollat e reja, jo vetëm si infrastrukturë, por aty do të gjejnë disa nga mësuesit më të mirë. E di që qyteti është i mbushur plot me legjenda urbane që datojnë nga vitet 70-80, që filan shkollë është e mirë, filan shkollë është elitare. Dua t?ju them që shumica dërrmuese e profesorëve që kanë dhënë mësim në vitet ?70-?80 tashmë kanë dalë në pension. Reputacioni është aty ku janë njerëzit. Do të thotë që gjithnjë e më shumë duhet t?i kushtojmë rëndësi shkollës që kemi afër, ku kemi çuar edhe mësuesit më të mirë. Ndaj, për këtë arsye dua t?i ftoj të gjithë qytetarët të shkojnë tek shkolla e tyre më e afërt.?

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se me investimet e reja është zgjidhur edhe problemi i ngrohjes nëpër shkolla.

Share This Video


Download

  
Report form