Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në tremujorin e dytë të këtij viti numri i lejeve të ndërtimit në Shqipëri ka pësuar një rritje të konsiderueshme krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë si 6 mujor Lejet e dhëna për ndërtimet e reja në Shqipëri janë trefishuar krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë ose me shifra 135 leje më shumë. Sipas të dhënave të INSTAT vetëm në tremujorin e dytë janë dhënë 197 leje.
Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të lejeve e ndjekur nga Fieri, Vlora dhe Elbasani. Numri i lejeve të miratuar për banim zë 61,4 % të numrit gjithsej të lejeve ndërkaq numri i lejeve miratuar për hotele, zyra, qendra tregtare dhe industriale zë 38,6 %.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/lejet-e-ndertimit-instat-jepen-298-leje-ne-6-muajt-e-pare-te-vitit/