Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rritja e numrit të turistëve të huaj në vend reflektohet edhe në shifrat e vizitueshmërisë së monumenteve dhe sajteve arkeologjike në Durrës, ku deri në fund të gushtit janë regjistruar 17 mijë vizitorë nga vende të ndryshme të botës.
Drejtoria rajonale e Monumenteve të Kulturës vlerëson se viti 2017 ka pasur një rritje me 15 për qind të vizitorëve në amfiteatrin dhe Muzeun Arkeologjik krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Bledar Bica, specialist historie: Ka pasur një rritje të numrit të vizitorëve. Numri i vizitorëve arrin rreth 17 mijë vizitorë në Muze dhe Amfiteatër për periudhën janar-gusht.
Vizitorët janë të interesuar më shumë për periudhën ilire, për të cilën kërkojnë edhe informacione të detajuara, pavarësisht se objektet apo sendet e ekspozuara në galerinë e muzeut kanë mbishkrime.
Bica: Kanë kuriozitet të lartë më tepër për periudhën ilire.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/durres-17-mije-vizitore-ne-muzeun-arkeologjik/