http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Rama i ka kërkuar sipërmarrësve të bëhen palë me qeverinë në luftën kundër korrupsionit. Në takimin me ta, ku përkrah kishte ministren për Sipërmarrjen Sonila Qato, kreu i qeverisë, kërkoi që të hiqet dorë nga lidhjet e shkurtra, të cilat më shumë inkurajojnë korrupsionin.
Shefi i ekzekutivit ka rikonfirmuar sektorin e turizmit si prioritet në zhvillimin ekonomik të vendit. E për t?i dhënë më tepër peshë, ai garantoi lehtësi konkrete në taksa.
Në 100 ditët e para të mandatit të dytë qeverisës, Rama tha se do të jepet fund ligjërisht ekzistencës së agjentëve doganorë. Duke iu referuar të dhënave të fundit që flasin për rritje ekonomike mbi 4% në tremujorin e fundit, Rama tha se objektivi për të kapur 5% në vitin 2019 është i arritshëm.