Ora News - Berisha: Targat e makinës së trafikut të kokainës, në të ishte edhe Olsi Rama

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Kuvendi se kryeministri është ?nëna e krimit?, duke theksuar se ka vendosur në krye të Ministrisë së Brendshme që njeri që mbron bandat kriminale.
Berisha tha se opozita ka humbur betejën e zgjedhjeve, por nuk ka humbur luftën kundër krimit.
Berisha: A nuk është Edi Rama që ndërseu banditin në Parlament për të goditur deputetin e opozitës. Ja ku është krimi, kryetrimi, nëna e krimit. Kreu i Meduzës. Edi Rama je koka e krimit. Në celularin tënd ke me dhjetëra e qindra mesazhe nga vrasës, trafikant droge. Ke ministra që mbajnë në eskortë serial killer.
Ti ia rrëmbeve Shullazin atij tjetrit dhe e bëre pjesë të qenies tënde. E përdore për të çuar mesazhe vrasëse kreut të opozitës. E përdore gjersa në një rast unik në histori e arrestoi opozita me një denoncim që bëri. Ti, për të mbrojtur lidhjet tua me krimin, emëron krye të Forcave të Rendit, Xhafën, vëllanë e një prej kriminelëve më të rrezikshëm të Shqipërisë. Në atë pozicion, më së paku je në konflikt flagrant interesi. Ky nuk mundet të bëjë të paditurin.
Yt vëlla ka një dënim. Gjykata Supreme e Italisë ka një dënim të prerë për drogën dhe kokainën. Arrestoje dhe dërgoje atje. Ti je atje vetëm si përfaqësues i klaneve më kriminale të Shqipërisë për t?i garantuar ato se sa të jemi në pushtet, ju nuk u prek njeri. Është e vërtetë që ne i kemi humbur zgjedhjet. Luftën do ta vazhdojmë. Kemi humbur betejën, nuk kemi humbur luftën. Jemi 10 herë më të motivuar në luftën kundër krimit se sa më parë. Sot është emergjencë. Falenderoj media po bëhen vokale kundër kësaj gjëme të zezë që i ka bërë Edi Rama Shqipërisë. Edi Rama je nëna e krimit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/berisha-zbardh-sms-t-e-rames-ne-celular-je-nena-e-krimit/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS