Ora News - Braimllari: OSBE provoi angazhimin e grupeve kriminale në zgjedhje

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, thotë se raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet provoi qartë angazhimin e grupeve kriminale në procesin zgjedhor dhe kryepërgjegjës për këtë sipas tij, është Edi Rama.
Ai tha se reforma zgjedhore duhet të përqendrohet me urgjencë tek shit-blerja e votës dhe përfshirja në lista e njerëzve me veprimtari kriminale.
Braimllari: Raporti e provon qartë që vota e lirë e shqiptarëve si themel i demokracisë ka pësuar goditjen e sa më të rëndë dhe opozita shqiptare ka sot përgjegjësinë më të madhe për të demaskuar çdo ditë dhe çdo orë, krimin elektoral të 25 qershorit dhe kryepërgjegjësi kryesor i këtij elektoral është Edi Rama.
Shumë vëzhgues të OSBE/ODIHR shprehën shqetësimin që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës qoftë si kandidatë qoftë si mbështetës. Një numër i madh incidentesh të dhunshme kanë ndodhur gjatë fushatës. Është e qartë për çdo shqiptar që vota e tyre u shit dhe u ble masivisht nga paratë e drogës dhe krimit të organizuar. Policia dhe kriminelët u bënë njësh me krimin e organizuar.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/braimllari-osbe-provoi-angazhimin-e-grupeve-kriminale-ne-zgjedhje/

Share This Video


Download

  
Report form