stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Lindita Selimi, një arsimtare në shkollën ?Ptoleme Xhuvani? në Elbasan tregon në ?Stop?, se për arsye shëndetësore e familjare, u detyrua të mos paraqitej 6 ditë në punë, mungesë, që e justifikoi me një raport mjekësor nga një vizitë në QSUT.Por kur kthehet në punë përballet me faktin, se drejtoresha e shkollës, Ilda Nako, nuk ia njeh raportin, e për pasojë nuk e paguan.Pasi interesohet edhe në DAR-Elbasan dhe sërish nuk merr zgjidhje, e vetmja shpresë i mbetet emisioni ?Stop?. Pas një interesimi në QSUT, nëse raporti i zonjës Lindita Selimi, përgjigja zyrtare është, që raporti i saj është lëshuar konform ligjeve e rregullave.
Dialogu i zbardhur...
Mësuesja: Drejtoresha! Të kam sjellë një shkresë zyrtare për problemin e raportit.
Drejtoresha: Ka mundësi të dalësh jashtë, se kam..., jam duke e hetuar raportin.
Mësuesja: Si?
Drejtoresha: Jam duke e hetuar, duke e hetuar.
Mësuesja: Po ke pas kohë, për ta hetu, sepse ke, që në datën 10 korrik, që raportin e ke marrë.
Drejtoresha: Jam marrë me ju më shumë, seç duhet të merrem. Të lutem më lër në punët e mia!
Mësuesja: Përse je marrë me mu? Sepse më le pa punë, pa orë...
Drejtoresha: Dhe dil jashtë!
Mësuesja: Jo, të lutem më jep përgjigje.
Drejtoresha: E para: duhet të kesh kujdes kur flet me mu, sepse po kalon të gjitha caqet.
Mësuesja: Çfarë caku?
Drejtoresha: Ke arritur të më kërcënosh psikologjikisht dhe fizikisht.
Mësuesja: Absolutisht! Unë apo ti? Sa muaj më le pa rrogë?!
Drejtoresha: Jam drejtoresha e kësaj shkolle dhe nuk të pranoj në zyrën time, derisa ti të rregullosh sjellje.
Mësuesja: Jo me! Do të jap raportin nga QSUT-ja. Mu s?ma jep njeri atë, që kërkon ti. Ajo thotë aty: raport nga QSUT-ja, me, po janë tre vula.
Drejtoresha: Atë e ke shkruar ti, e ke shkruar ti me dorën tënde.
Mësuesja: Po mirë, më hidh në gjyq!
Drejtoresha: Mos bërtit kaq shumë! Jam duke u marrë me dokumenta më të rëndësishme, se ty.
Mësuesja: Jam punonjëse e kësaj shkolle, e kësaj zyre dhe ti duhet të më japësh të drejtën e informimit! Ke të drejtë të më informosh, ma jep me shkrim!
Momenti kur Drejtoresha mer policinë në telefon.
Drejtoresha: Përshëndetje! Jam drejtoresha e institucionit ?Ptoleme Xhuvani? Elbasan. Kam një zonjë, që po më shqetëson në detyrë.
Mësuesja: Jo, nuk po të shqetësoj, po të kërkoj të drejtën e raportit.
Vjen policia në drejtori shoqëron drejtoren dhe mësuesen
Drejtoresha: Është mësuese e këtij institucioni. Nuk pranon të dalë nga zyra, pa bërtitur e pa ulëritur. Në datën 24 ka ardhur në zyrë, më ka ulëritur, më ka kërcënuar në mënyrë psikologjike dhe jashtë më ka kërcënuar në mënyrë fizike, duke thënë, që do të më shkulë flokët e do të më shtrijë përdhe. Kjo është një mësuese, unë jam një drejtuese.
Momenti kur futen në makinën e policisë së shtetit
Drejtoresha: Po unë s?mund të ulem me një njeri, që më kërcënon.
Mësuesja: Kërcënimin duhet ta kesh të filmuar, që...