Konflikt me arme ne Laprake/ Kater persona te plagosur, dy vellezer ne kerkim si autore

RTV KLAN 2018-05-03

Views 22

Katër persona mbetën të plagosur pas një konflikti me armë në rrugën ?Vangjel Noti?, pranë ish- kombinatit ?Josif Pashko?, në kryeqytet. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim autorët.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 të së premtes në lokal ?Arlindi?, në Laprakë, kur dy vëllezërit Arben e Astrit Seferi hapën zjarr drejt lokalit. Të plagosur mbetën Eljon Leka 31 vjeç pronar i lokalit, si dhe klientët Avni Biberi 46 vjeç, Bujar Mrishaj 31 vjeç e Bledar Gosturani 33 vjeç. Të katërt ata u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia dyshon se krimi ndodhi për motive të dobëta, në vijim të një konflikti të ndodhur mesditën e së enjtes në të njëjtën zonë, mes vëllezërve Arben e Astrit Seferi, me Elion Lekën. Të tre këta të fundit, sipas specialistëve të hetimit, janë të njohur prej tyre dhe janë të skeduar nga uniformat blu.

Dy vëllezërit Seferi, në rrugën ?Gjergj Legisi?, në Laprakë, u shpallën në kërkim. Policia kreu kontrolle në një lokal në pronësi të tyre dhe në banesat përkatëse, pa mundur t?i gjente aty.

Drejtori i policisë së Tiranës tha nga vendi i ngjarjes, se autorët ishin identifikuar dhe tashmë po kërkoheshin prej tyre.

Rreth orës 18:30, salla operative është njoftuar për të shtëna me armë. Menjëherë shërbimet e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe identifikuan katër persona të plagosur menjëherë ata u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e policisë janë shpallur në kërkim autorët të cilët janë dy persona.

Hetimet e para të policisë konfirmuan se të dy palët njiheshin më parë mes tyre, ndërsa ende nuk dihen motivet e konfliktit të një dite më parë.

Në vendin e ngjarjes, ekspertët gjetën më tepër se 7 gëzhoja të një pistoletë të kalibrit 9 mm. Po ashtu disa grupe hetuesish të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, vijuan marrjen e deklarimeve të perësonave të përfshirë në këtë ngjarje, për të zbardhur krimin. Të gjithë personat e plagosur tashmë ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Share This Video


Download

  
Report form