Maska Mortore e Gjergj Fishtës, bashkë me objektet personale të tij është ekspozuar në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.
Kjo maskë e realizuar nga Justin Rota dhe e ruajtur me përkushtim nga familja e Tom Lecit, i burgosur nga diktatura, lidhet me historinë e varrimit madhështor që i bëri populli i Shkodrës më 30 dhjetor të vitit 1940 AT Gjergj Fishtës.
Objekte e At Fishtës ku përfshihen edhe shkopi i argjendtw, kopja e parë e botimit të ?Lahutës së Malësisë? e më gjerë janë ekspozuar së bashku me dhjetëra dorëshkrime të At? Zef Pllumit, me rastin e 10-vjetorit të vdekjes.
Në prezantimin e ekspozitës ishin të pranishëm edhe Imzot George Frendo kryeipeshkëv i Tiranës e i Durrësit. Kleriku i lartë vlerësoi kujtimet dhe veprën e AT Zef Pllumbit ?Rrno me tregue?, zanafilla e të cilave janë këto dorëshkrime.