http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tashmë që politika ka rënë dakord për nisjen e reformës elektorale, ekspertë të Kodit Zgjedhor, mendojnë se fillimi në kohë i rishikimit të legjislacionit është i rëndësisë së veçantë. Për Ilirjan Celibashin, ish-drejtues i KQZ-së, nuk duhet që politika të bëjë gabimin t?i lë ndryshimet ligjore për momentin e fundit. E sa i takon sistemit elektoral, ai është i mendimit të rikthimit të ndarjes së mandateve për deputet si në zgjedhjet e 2005-ës.
Aplikimin e teknologjisë në zgjedhje, Celibashi e shikon me rezerva. Sipas tij, duhet pasur shumë kujdes kryesisht në votimin elektronik. Pak ditë më parë, ODIHR publikoi raportin përfundimtar të vlerësimit për zgjedhjet e 25 qershorit. Vëzhguesit ndërkombëtarë i bëjnë thirrje klasës politike shqiptare të nisin sa më parë rishikimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet.