Zbardhet ngjarja - Vranisht, 50-vjeçari në gjendje të dehur u vetëplagos me kallashnikov

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vranisht të Himarës.
Sipas bluve, nuk bëhet fjalë për plagosje por vetëplagosje aksidentale të 50 vjeçarit Roland Shkurtaj.
?Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme ku bëhej fjalë për një shtetas i cili është gjetur i plagosur në fshatin Vranisht, ju informojmë se si rezultat i veprimeve të kryera nga grupi hetimor është bërë e mundur zbardhja, dokumentimi dhe sqarimi i rrethanave si ka ndodhur ngjarja.Më datë 01.10.2017 rreth orës 18:40 në fshatin Vranisht, Himarë, rreth 100 m larg banesës së tij është gjetur i plagosur shtetasi Roland Shkurtaj, 50 vjeç.Nga kqyrja e vendit të ngjarjes si edhe nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Roland Shkurtaj, nën efektin e pijeve alkoolike, në gjendje të dehur është vetplagosur me armë zjarri tip kallashnikov?.
Si pasojë ka marrë dëmtime në pjesë të trupit dhe aktualisht është duke marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Në përfundim të hetimit dhe dokumentimit të ngjarjes policia ka bërë arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi për veprën penale ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake?.
Në vendngjarje policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarri tip Kallashnikov, 5 gëzhoja dhe 3 fishekë.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vranisht-50-vjecari-ne-gjendje-te-dehur-u-veteplagos-me-kallashnikov/

Share This Video


Download

  
Report form