Ora News – Vasili përgëzon Lu për kurajon dhe i kujton: Edhe Kryebanditi ka emër

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, tha se partia e tij ndan të njëjtin shqetësim me Ambasadorin amerikan për kriminalitetin në vend.
Në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit, ai apeloi Ambasadorët Lu dhe Vlahutin të ushtrojnë të gjithë ndikimin e tyre mbi mazhorancën për të kthyer mbrapsht dhe rishikuar vendimet e fundit mbi vettingun.
Sipas tij vetëm duke pasur një vetting të pavarur, do të mund të çlirohet drejtësia nga kapja.
Grupi i LSI-së gjithashtu vendosi mbështetjen e nismës së deputetit të tyre për qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu, lidhur me projektligjin e propozuar prej tij për statusin e minatorit.
Vasili: Grupi parlamentar i LSI shqyrtoi qëndrimet e sotme të Ambasadorit Donald Lu lidhur me adresimin nga ana e tij të problematikës tepër të rëndë që po përjeton vendi lidhur me krimin e organizuar dhe efikasitetin tepër të ulët ose inekzistent të luftës ndaj këtij krimi dhe bandave që e përfaqësojnë atë. Ndan të njëjtin shqetësim me atë të Ambasadorit amerikan lidhur me këtë çështje që po kompromenton jo vetëm imazhin, stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe rendit publik por njëherazi dhe sigurinë e jetës së çdo qytetari.
Për këtë arsye, Kryetarja e LSI i është drejtuar Lu dhe Vlahutin për vettingun, pasi pa një vetting të pavarur, me integritet të lartë nuk mund të ketë në asnjë mënyrë një luftë efikase ndaj krimit të organizuar. Një drejtësi e kapur nuk do mund të kryente kurrë këtë dhe e kundërta do të ndodhte, do kishim rëndim akoma më ekstrem të vendit dhe rrëshqitje të saj në një situatë të paparashikuar dhe tepër të rrezikshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vasili-pergezon-lu-per-kurajon-dhe-i-kujton-edhe-kryebanditi-ka-emer/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS