Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në komunikatën zyrtare të sapo shpërndarë nga Policia Financiare italiane zbardhen detajet e operacionit që çoi në sekuestrimin e një gomone të nisur nga Shqipëria me 712 kg marijuanë dhe në arrestimin e 3 skafistëve vlonjatë.
Lënda narkotike e tipit marijaunë ishte e konfeksionuar në 31 pako të mëdha më vlerë përfitimi në treg prej 7 milionë euro.
Gomonia me lëndë narktotike është identifikuar nga Financa italiane rreth orës 2 të natës së shkuar në ujërat e kanalit të Otrantos. Roja bregdetare italiane është vënë menjëherë në ndjekeje të skafistëve të cilët kanë tentuar t?i shëptojnë autoriteteve italiane duke hedhur një pjesë të sasisë së drogës në det.
Pas një operacioni ndjekjeje prej disa minutash policia italiane ka mundur të bllokoj gomonen e gjatë rreth 8 metra dhe të arrestojë tre skafitët shqiptarë. Ata janë nga Vlora dhe me inicialet L.B. di 38 vjec, X.H. 24 vjec e H.M. 23 vjec.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/droga-e-sekuestruar-ne-otranto-me-vlere-7-milione-euro/