Report TV - Intervista/Fatos Klosi: E vërteta e familjeve mafioze në Shqipëri

Report TV 2018-05-03

Views 5

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, gjatë një interviste për Shqiptarja.com, ka konfirmuar deklaratat e forta të ambasadorit amerikan, Donald Lu, për 20 familje mafioze që kontrollojnë krimin në Shqipëri. Nisur nga dinamika e larjeve të hesapeve, Klosi pohoi se që as nuk vihet në diskutim që në Shqipëri ka familje që janë të lidhura me krimin që bën politikë.

Por, ish-kreu i SHISH theksoi se këto familje nuk kanë ngjashmëri me familjet mafioze italo-amerikane, të cilat kanë vepruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që kanë pasur një trashëgimi. Sipas tij, familjet mafioze nuk ekzistojnë në kuptim klasik të fjalës në Shqipëri, por janë organizuar si shoqëri apo grupime kriminale.

Share This Video


Download

  
Report form