Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia bashkiake dhe ajo rrugore kanë nisur aksionin e përbashkët për të identifikuar dhe spostuar automjetet e braktisura në rrugë. Në këtë kategori do të përfshihen automjetet që kanë mbi 2 javë që qëndrojnë në parkime dhe rrugë, si dhe ato të dëmtuara apo të djegura që për muaj kanë bllokuar vendqëndrimet.
Nëse lini automjetin tuaj pa lëvizur nga parkimi për të paktën dy javë, do të konsiderohet si mjet i braktisur dhe do të spostohet në një pikë të caktuar grumbullimi nga policia bashkiake dhe ajo rrugore.
Uniformat blu, vendore dhe qëndore, përmes një aksioni të përbashkët nisën punën në terren për identifikimin e automjeteve të braktisura, kryesisht makina të cilat lihet për një kohë të gjatë në rrugë, automjete të prishura apo të djegura.
Toni Beni: Një mjet i cili ka qëndruar për një kohë mbi dy javore dhe nuk është lëvizur gjë që është identifikuar nga shërbimet tona konsiderohet si mjet i braktisur. Faza e parë ka filluar me njoftimet që na kanë ardhur nga qytetarë të ndryshëm që kanë zënë ambientet. Janë rreth 90 mjete në të gjithë njësitë administrative që mbulon bashkia Tiranë.
Inspektori i policisë bashkiake, Toni Beni, tha se janë identifikuar 90 automjete të braktisura brenda territorit të bashkisë së Tiranës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nis-aksioni-per-heqjen-dhe-zhvendosjen-e-mjeteve-te-braktisura/