http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë muajit gusht, dy ministrat teknik ai i Financave dhe i Drejtësisë, miratuan udhëzimin për rritjen e tarifave të përmbarimit. Sot, Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur në mënyrë të qartë që ky udhëzim duhet të anulohet, pasi do të ndikojë negativisht në reduktimin e kredive të këqija.
?Udhëzimi i fundit për tarifat e përmbaruesve privatë, ka të ngjarë ta pengojë procesin e ekzekutimit të kolateralit dhe duhet të anulohet. Autoritetet të miratojnë sa më shpejt aktet nënligjore në zbatim të ligjit të ri për falimentin dhe të ndihmojnë ristrukturimin jashtë gjykatës?.
Por çfarë parashikon udhëzimi i dy ministrave? Ai ka miratuar rritjen e tarifave të përmbaruesve nga 33 deri në mbi 100 %. Përmbaruesi, kur ekzekuton vendimin, i faturon debitorit tarifën e shërbimit. Në tarifat e reja mbrohen kredimarrësit me detyrime të vogla. Pasi deri në 500 mijë lekë tarifat nuk ndryshojnë, por mbi këtë shumë ato rriten ndjeshëm.
Tarifat kanë një tavan, i cili nuk kalon më shumë se 15 milion lekë. Kjo kërkesë e përmbaruesve kishte kohë që ishte hartuar në pritje për t?u miratuar, por ka hasur në kundërshtinë e fortë të bankave, të cilat kanë shqetësimin e kredive të këqija. Sipas qëndrimeve të shoqatës së bankave, një tarifë më e shtrenjtë për debitorin e bën edhe më të vështirë ekzekutimin e kolateralit.
Në vitet e fundit janë marrë disa masa për reduktimin e kredive me probleme, si shqetësimi kryesor i sistemit bankar, por ky udhëzim duket se nuk do të ketë ndikim pozitiv.