Ora News – Kapet në Itali anëtari i bandës së Altin Dardhës. Në 1998 kreu masakër

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 24

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia italiane e qytetit të Barit ka arrestuar pasditen e djeshme shqiptarin Gëzim Kasemi 40 vjeç i akuzuar për vrasjen e 4 personave.
Ai ishte shpallur në këkim ndërkombëtar qysh prej vitit 2015.
Gëzim Kasemi i lindur në Berat akuzohet për vrasjen më 25 shkurt 1998 në Berat të 4 shqiptarëve.
Viktimat ndodheshin në tavolinën e një lokali kur Gëzim Kasemi së bashku me një bashkëpunëtor ka hapur zjarr kundër tyre.
Katër persona mbetën të vdekur e dy të tjerë u plagosën.
Gëzim Kasemi e bashkëpunëtori i tij u arrestuan nga policia shqiptare.
Gjykata e Tiranës e dënoi Gëzim Kasemin për vrasje e armëmbajtje pa leje.
Më vitin 2015, pasi kishte shlyer një pjesë të dënimit, Gjykata e Tiranës e la të lirë me kusht detyrim paraqijte pranë komisariatit të policisë.
Që prej atij momenti Gëzim Kasemi ishte larguar nga Shqipëria pa lënë gjurmë duke u shpallur peson në kërkim ndërkombëtar.
Policia italiane mundi ta arrestoj një ditë më parë në Bari. Aktualisht ndodhet në burgun e këtij qyteti në pritje të ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kapet-ne-itali-anetari-i-bandes-se-altin-dardhes-ne-1998-kreu-masakren-e-beratit/

Share This Video


Download

  
Report form