Report TV - Nis aksioni për pastrimin e hapësirave të spitaleve

Report TV 2018-05-03

Views 1

Ne spitalet rajonale në të gjithë vendin ka nisur një aksion për pastrimin e territorit brenda dhe jashtë spitalit.

Ky aksion është në bashkëpunim me IKMT dhe institucionet vendore të Elbasanit.

Ministrja e Shëndetesisë Ogerta Manastirliu tha se janë evidentuar 1132 metra katror të zëna me objekte të cilat nuk ishin në funksion të spitalit.

Këto objekte do të prishen nëpërmjet këtij aksioni i cili do të zgjas 100 ditë dhe do shtrihet në të gjithë vendin.

?Faza e parë ka qënë ajo e identifikimit të ndërtesave, ngrehinave aktiviteteve të tjera që nuk kanë lidhje me spitalet. Në spitalet rajonale kemi identifikuar rreth 1132 metra katrorë? u shpreh Mansatirliu.

Pas këtij inspektimi nga vetë Ministrja Manastirliu, u ekspozuan edhe uniformat e reja për stafin mjekësor të spitalit 'Xhaferr Kongoli' në Elbasan.

Share This Video


Download

  
Report form