Banka e Shqipërisë: Qeveria, kujdes me PPP-të - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne një vend me uri të madhe për investime, por me burime të kufizuara financimi, partneriteti publik privat është një domosdoshmëri. Por studimi i projekteve, prioritarizimi i tyre si dhe rentabiliteti do ta bënin programin 1 mld euro të qeverisë të suksesshëm.

I këtij mendimi është guvernatori Genti Sejko, i cili mbështeti qëndrimin e FMN për rrezikun që sjellin koncesionet në ekonomi.


?Qëndrimi i FMN ishte korrekt, profesional. Natyrisht një studim i hollësishëm i projekteve, evidentimi i nevojave rentalibiliteti i tyre duhet ta shoqërojnë zbatimin e këtij programi. Mbi te gjitha gjithçka duhet te jete transparente. BSH do te vlerësoje ne mënyre konstante çdo buxhet te qeverise vit pas viti per te pare ecurinë këtij programi te madhe te lancuar nga qeveria.?

Guvernatori e beri këtë deklarate pas mbledhjes se Këshillit Mbikëqyrës se Bankës se Shqipërisë, ku norma bazë e interesit te lekut mbeti e pandryshuar ne masën 1.25%.

Share This Video


Download

  
Report form