Report TV - E-Albania,Mesi-qytetarëve: Refuzoni kërkesat për çertifikata

Report TV 2018-05-03

Views 0

Qeveria vijon të përmirësojë shërbimet për qytetarët, duke lehtësuar procedurat burokratike. Në mbledhjen e sotme, janë reduktuar disa dokumentacione për qytetarët, siç janë certifikatat, kopjet e kartelave të pasurisë, kapjet e hartës kadastrale.

Për të gjitha këto shërbime, zv.kryeministrja Senida Mesi tha në një dalje për media se i kalon barra administratës. Më tej, Mesi iu bëri thirrje qytetarëve që të refuzojnë çdo kërkesë nga punonjësit e administratës për këto shërbime.

?Siç jemi zotuar më parë, vazhdojmë të mbajmë premtim duke ofruar shërbime më të shpejta, efecientë, përmes shërbimi E-Albania. Kjo bëhet për reduktimin e certifikatave, kopjet e kartelave të pasurisë, kapjet të hartës kadastrale, barra e vërtetimit i kalon administratës. Dua të informoj qytetarët se ju jeni të çliruar nga detyrimi për tërheqjen dhe paraqitjen e certifikatave nga administrata, ndaj refuzoni çdo kërkesë për to. Kërkojmë falje për ndonjë problematike gjatë kësaj faze. Ky është një hap i rëndësishëm për ndërtimin nga themelet të marrëdhënies së qytetarit me shtetin, për qytetarin?, tha Mesi.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS