Report TV - Më shumë se 100 makina të blinduara qarkullojnë me leje në Shqipëri

Report TV 2018-05-03

Views 1

Më shumë se 100 makina të blindura qarkullojnë në Shqipëri, të cilat kanë marrë leje nga autoritetet shqiptare.

Burime të Report TV nga Drejtoria e Transportit bënë me dije se janë dhënë 110 leje për makina të blindura përgjatë këtyre viteve.

Megjithatë, numri i makinave të blinduara mendohet se është shumë herë më i lartë, afërisht rreth 400.

Në aksionin të fundit të Policisë së Shtetit ?Vjeshtë 2017?, janë sekuestruar 13 makina të blindura, pa leje nga autoritetet.

Por si merret një leje për makinat e blinduara?
Një udhëzim i Ministrit të Brendshëm dhe i Ministrit të transporteve në maj të 2016-së përcaktonte se të gjithë pronarët e mjeteve të blinduara që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë kanë nevojë të pajisen me një autorizim të veçantë për t?u pajisur me targa regjistrimi.

Drejtuesit e mjeteve të blinduara, duhet të pajisen me një autorizim të veçantë vjetor të lëshuar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Drejtuesit e mjeteve që i përdorin ato për qëllime personale private duhet të pajisen me një autorizim të veçantë të lëshuar nga drejtori i policisë së qarkut pas paraqitjes së kërkesës paraprake.

Më pas është drejtoria e Transportit që I pajis makinat e blinduara me targa, vetëm nëse marrin leje nga drejtuesit e Policisë.

Share This Video


Download

  
Report form