Arrestimi i Bekteshit, policia: Drejtonte Audin që goditi makinën e Nëndrejtorit

RTV KLAN 2018-05-03

Views 1

Policia ka dhënë informacion zyrtar për operacionin e zhvilluar këtë të mërkurë në Elbasan, ku u arrestua Enea Bekteshi.

Në një njoftim për mediat, thuhet se 31 - vjeçari dyshohet se drejtonte ?Audin? që goditi mjetin e policisë në lagjen ?Dyli Haxhire?, pranë tregut Agro ? Ushqimor, ngjarje e ndodhur më 18 Shtator.

"Ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë më datë 29.09.2017, ka lëshuar urdhër ndalimi pasi dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit tip ?Audi? me targa AA 795 EP i dyshuar i blinduar që goditi mjetin e policisë me targa MB 002 AA më datë 18.09.2017 në Lagjen ?Dyli Haxhire? pranë tregut Agro ? Ushqimor. Pasi ka goditur mjetin e policisë mjeti tip ?Audi? i dyshuar i blinduar është futur në ambientet e brëndshme të tregut Agro ? Ushqimor", sqarohet në njoftim.

Bekteshi u ndalua në Cërrik, në shtëpinë e kunatit të tij Aleks Pupuleku. Gjatë kontrollit të banesës autoritetet gjetën gjithashtu një sasi kanabisi dhe një bajonetë.

Policia arrestoi edhe 40 - vjeçarin Pupuleku, për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Ndërsa Enea Bekteshi duhet të përballet me akuzat për veprat penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë, shkatërrimi i pronës me mjete të tjera dhe prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Operacioni i kësaj të mërkure u zhvillua nga policia e Elbasanit, në bashkëpunim me FNSH Tiranë dhe me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Veprimet janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS