20 dite burg per te plagosurin e atentatit te Vlores

RTV KLAN 2018-05-03

Views 0

Gjykata e Vlorës vendosi të lërë 20 ditë në burg të plagosurin e atentatit të së dielës në këtë qytet Ferdinand Llanaj. Ndërsa prokuroria kishte kërkuar arrest me burg pa afat për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

39-vjecarit i është komunikuar masa e sigurisë në spital aty ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Disa metra larg vendit të krimit policia gjeti një pistoletë ?Bereta?, të cilën e mbante i plagosuri.

Sipas prokurorisë, nga pamejt filmike të marra nga kamerat e sigurisë, shihet se i plagosuri tjetër në këtë ngarje Dritan Begaj që e ka larguar armën prej vendit ku ndodhej i shtrirë Ferdinand Llanaj.

Policia dhe prokuroria ende nuk kanë mundur të marrin dëshmitë e të plagosurve për shkak të gjendjes se tyre shëndetësore. Në këtë atentat mbeti i lënduar dhe djali 8-vjeçar i objektivit të krimit Ferdinand Llanaj.

Pista kryesore hetimore që ka grupi është ajo e hakmarrjes ku familja Llanaj ka qenë e përfshirë në Vlorë. Pista e dytë është zinxhiri i hakmarrjeve që familja Llanaj ka me familjen Xhaferri, në Selenicë, që ka shkaktuar disa të vrarë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS