Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Arrestimi i 31- vjeçarit nga Elbasani Enea Bekteshi një ditë më parë është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se kanë qenë gjurmët të gishtave te tij ato që e kanë tradhtuar 31 vjecarin. Mësohet se këto gjurmë kishin ngelur në mjetin tip Audi të blinduar, i cili u përplas me mjetin e zëvendësdrejtorit të policisë së qarkut.
Gjithashtu edhe qelizat telefonike kanë treguar se 31 vjeçari ka qenë në ato momente pranë tregut agroushqimor. Arrestimi I tij u bë një ditë më pare nga efektive te FNSH.
Bekteshi dyshohet se ka qenë drejtuesin e mjetit Audi që goditi 3 javë më parë makinën Ndalimi i 31 vjeçarit Enea Bekteshi u bë në Cërrik në banesën kunatit të tij dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar ?Cannabis Sativa? dhe një mjet të mprehtë (bajonetë).
Në vijim të veprimeve nga efektivat e policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Aleks Pupuleku, 40 vjeç banues në Cërrik.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/goditi-makinen-e-zvdrejtorit-te-policise-bekteshin-e-tradhtuan-gjurmet/