Pas mbylljes së seancës plenare, në një prononcim për gazetarët, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se me përjashtimin e kreut të PD Lulzim Basha nga Kuvendi, nuk është shkelur asnjë nen. Ai theksoi se para Kuvendit dhe rregullores janë të gjithë të barabartë.
?Më vjen keq dhe ndaj një vlerësim me atë që ndau kreu i Kuvendit, që respektimi i Rregullores sot u zbatua ashtu siç parashikohet, ndaj kreut të PD. Ato janë të njëjta për çdo deputet, edhe i PS qoftë, nëse do të bënte të njëjtat shkelje i njëjti vendim do të kishte qenë?.
Dua të them që nëse ka një nen të shkelur nga kreu i Kuvendit, Lulzim Basha dhe PD kanë të drejtën e tyre ta thonë. Edhe në komunikimin që pati me ju nuk gjen dot një nen të shkelur.
?Koha kur Kuvendi ishte një vend ku shkeleshin ligjet ka mbaruar njëherë e përgjithmonë dhe sot ishte shembulli më i mirë. Sa i përket rregullores së Kuvendit aty jemi të gjithë të barabartë. Kjo duhet të jetë një praktikë pune që unë jam i sigurt që do të vazhdojë?, theksoi më tej Balla.
Balla vlerësoi se deputetët e opozitës e keqpërdoruan kohën që kishin sot në dispozicion, teksa iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se nëse do të ketë një seancë të posaçme për Reformën Zgjedhore. Balla theksoi se ajo do të zhvillohet ditën që është rënë dakord në Konferencën e Kryetarëve.
?Është e paimagjinueshme sesi PD shpërdoroi gjithë këtë kohët të rëndësishme për çdo deputet, se ato që bënë sot, që thjeshtë dhe vetëm çuan kot kohën brenda sallës, në kundërshtim me rregulloren. Sa kohë dje, Konferenca e Kryetarëve ka përcaktuar me konsensus se kur janë seancat, mund t?ju them se seanca e përcaktuar me konsensus, pra edhe me votën e zotit Spaho është seanca e ditës së enjte, sot 1 javë?.
Pyetjes së gazetarëve për deklaratën e Bashës, pas daljes nga salla e Kuvendit, i cili i bëri thirrje qytetarëve për të marrë në dorë parlamentin, Balla zgjodhi që të mos e komentonte.
?Nuk e komentoj këtë e kam dëgjuar shpesh këtë thirrje, jemi lodhur me këtë thirrje duhet të pyesni zotin Basha. Unë nuk e komentoj zotin Basha?./tvklan.al