Report TV - Përplasje në Kuvend, Ruçi përjashton Lulzim Bashën

Report TV 2018-05-03

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është përjashtuar nga punimet e seancës së Kuvendit, pas dy vëretjeve dhe paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Shkak për këtë masë është bërë pasi kryetari i PD bllokoi foltoren e Kuvendit, pas vendimit me shumicë votash të maxhorancës, për të shtyrë diskutimet dhe ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore seancën e ardhshme parlamentare.

Debatet në Kuvend
Kuvendi ka shtyrë mes debateve ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore për seancën e ardhshme parlamentare. Seanca nisi këtë të enjte me debate dhe shkak është bërë pikërisht projektvendimi për ngritjen e komisionit i cili do ketë numër të barabartë anëtarësh mes maxhorancës dhe opozitës. PD kërkoi të bëhej debat fillimisht dhe më pas të shkohej në votim për miratimin e komisionit. Ndërsa nga ana tjetër, LSI insistoi për shtyrjen e seancës pasi nuk ishte njohur me projektvendimin, qëndrim i cili mori edhe dakordësinë e socialistëve.

?Brenda ditës së sotme të përgatitemi për të diskutuar dhe brenda orës 16:00 të rifillojë seanca?, tha Edmond Spaho.

?Grupi parlamentar i LSI kërkon shtyrjen e seancës, nuk jemi njohur me projektvendimin?, u shpreh Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar të LSI.

"Kjo çështje s'duhet të ketë debat sepse ka kaluar me konsensus. Prandaj ta shtyjmë këtë pikë të rendit të ditës dhe kjo çështje të kalojë seancën tjetër", tha nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Share This Video


Download

  
Report form