Report TV - Dëgjesë për banesat në Himarë Gjiknuri pritet me protesta

Report TV 2018-05-03

Views 0

Ministrat Damian Gjiknuri dhe Mirela Kumbaro do zhvillojnë edhe këtë të premte një dëgjesë me banorët e Himarës të cilët preken nga plani vendor i bashkisë për shëtitoren përgjatë bregdetit. Janë rreth 80 banesa të vjetra të cilat pritet të shemben nga realizimi i këtij projekti, ndërsa banorët e kanë kontestuar me pretendimin se nuk do dëmshpërblehen me vlerën e tregut. Gjithashtu, një pjesë e ndërtesave kanë edhe probleme me pronësinë.

Zemërimin e tyre banorët e kanë shprehur edhe sot kur kanë pritur me protesta ministrin Gjiknuri. Megjithatë, takimi i sotëm pritet të konkretizohet me një marrëveshje konkrete, siç edhe paralajmëroi javën e kaluar ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

Një javë më parë, Gjiknuri dhe Kumbaro takuan në Vlorë përfaqësues të komunitetit himariot ku morën pjesë edhe krerët e Omonias, Vasil Bollano dhe Fredi Beleri. Gjiknuri tha se banorët të cilët preken nga ky projekt do kompensohen me vlerën e tregut. "Do bëhen kompensime dhe dëmshpërblimet për çdo banesë e cila preket nga zbatimi i këtij projekti. Banorët do kompensohen me vlerën e tregut", tha Gjiknuri javën e kaluar.

Plani për shembjen e këtyre banesave në Himarë ka sjellë edhe reagimin e Athinës Zyrtare, të cilët kanë kushtëzuar ecurinë e Shqipërisë drejt BE me respektimin e të drejtave të pakicës greke.

Share This Video


Download

  
Report form