Masa e sigurisë - Mbetet në burg i besuari i Lul Berishës, lirohet shoku

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 23

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Durrësit vendosi sot masën e sigurisë ?arrest me burg? për Marjel Fierzën, i njohur si njeri i besuar i Lul Berishës.
Ndërkohë gjykata vendosi ?detyrim paraqitje? për shokun e tij Genti Nderjaku.
Fierza dhe Nderjaku u arrestuan të martën në kuadër të operacionit ?Vjeshte 2017?.
Në mjetin me të cilin udhëtonin iu gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri.
Ora News ka siguruar një dokument që vërteton se njëri prej të ndaluarve, Genti Nderjaku ishte i pajisur me një armë pistoletë me leje nga policia.
Në dokument thuhet se leje është dhënë në muajin prill të këtij viti dhe kjo leje është firmosur nga Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako.
Po ashtu dokumenti i siguruar nga Ora News tregon Genti Nderjakut përvec pistoletes i jepet leje edhe për 50 fishekë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mbetet-ne-burg-i-besuari-i-lul-berishes-lirohet-shoku/

Share This Video


Download

  
Report form