Ora News – “Rrudhet” me 26 mijë njerëz Shqipëria! Sociologët shpjegojnë arsyet

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Numri i popullsisë shqiptare ka rënë ndjeshëm në 5 vite.Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, në periudhën 2012-2017 popullsia e vendit tonë është zvogëluar me 26 mijë banorë. Faktorët kryesorë sipas sociologëve lidhen me pasiguritë ekonomike dhe ulja e numrit të familjeve të reja. Për të ndryshuar këtë tendencë sygjerohen më shumë politika mbështetsë për lindjet dhe për familjet e reja.
Zvogëlohet me 26 mijë banorë popullsia shqiptare në 5 vitet e fundit.Të dhënat e INSTAT tregojnë se në përiudhën 2012-2017 ka pasur një pakësim të popullsisë e ndikuar nga ulja e lindjeve, emigracioni dhe migracioni. Po si e shpjegojnë sociologët këtë tendencë?
Faktorët lidhen kryesisht me pasiguritë ekonomike të cilat sjellin uljen e numrit të familjeve dhe të lindjeve.
Entela Binjaku, sociologe: Arsyet se pse qytetarët shqiptarë emigrojnë, lindin më pak apo lëvizin brenda vendit, lidhen kryesisht me pasigurinë e tyre ekonomike për të sjellë në jetë pasardhës, së dyti për shkak të vështirësive për krijimin e familjeve të reja si rezultat i emigrimit të moshave të reja.
Ulja e numrit të popullsisë është një shqetësim i ngritur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërkohë që sociologët kërkojnë më shumë politika mbështetëse për krijimin e familjeve të reja por edhe për të stimuluar lindjet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rrudhet-me-26-mije-njerez-shqiperia-sociologet-shpjegojne-arsyet/

Share This Video


Download

  
Report form