Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot te Parku Olimpik platformën online për bashkëqeverisjen me qytetarët. Saimir Tahiri do të jetë koordinatori Kombëtar për bashkëqeverisjen me njerëzit për mandatin e dytë të qeverisjes.
Rama u shpreh se pjesë e platformës së bashkëqeverisjes mund të bëhet cdo anëtar i koalicionit përmes një filtri, nuk mund të futen persona me identitet të rremë, pasi për denoncimet që do bëjnë duhet t?u dalin zot, ndërsa ministrat e kabinetit do të jenë përgjegjës për cdo ankesë që do të bëhet nga populli.
Për mbarëvajtjen e platformës do të angazhohen 25 persona, të cilët do të ndahen në grupe, një grup qendror në Kryeministri dhe grupet e tjera në cdo ministri. ?S'ka më letra nga populli. Një grup i tërë njerëzish do të ndjekin në kohë reale cdo kërkesë apo ankesë dhe do të bëjnë verifikimin të të gjithave ankesave, që lidhen me persona apo zyra. Ditën e hënë do të jenë gatishmëri 25 persona.