Zone e Lire/ Milaim Zeka rrefen sherrin me grushta ne televizion (06.10.17)

RTV KLAN 2018-05-03

Views 1

Deputeti i NISMA, në Kosovë, Milaim Zeka ishte sot i ftuar në emisionin ?Zonë e Lirë?, në Tv Klan nga ku foli për sherrin me grushta në një studio televizive në Kosovë.
Zeka tha se nuk është lënduar nga reagimi i Frashër Krasniqit, por nga mbrojtja që i bëri partia e tij Vetëvendosje.
?Kam vetëm 3 muaj që jam deputet i NISMA, që prej 1986 kam qenë gazetar. Unë kam hyrë në politikë për të qenë kundër dhunës, ndaj edhe nuk e lançoj videon. Vajza ime ka emrin e mesëm Li, ka emrin e nënës time e cila është vrarë në luftën e Kosovës dhe është zhdukur, nuk është gjetur kufoma e saj. I kam thënë kreut të Vetëvendosjes para parlamentit, se pot ë isha rrugaç do të kisha rrahur, por unë nuk jam.
Frashëri është në burg shtëpiak, ai e ka qëlluar parlamentin me tank. Nëse do më thoje se do ta kishe Frashërin në studio unë do të vija.
Unë nuk e kam pritur që Frashëri do më godiste. Unë jam rritur me 5 motra dhe kam punuar gjithë jetën me femra. Në jetën time nuk kam goditur fëmijë dhe femra. Kur kam qenë si Frashëri ndoshta kam goditur. Nuk më ka lënduar reagimi i Frashërit, por mbrojtja që i ka bërë partia e tij. Ata janë përdhunues të demokracisë. Gjithnjë e kam cilësuar si njeriun më demagog në popullin shqipëri. Unë u ngrita në parlament dhe i thash Kadri Veselit: Degjoi tashmë se t?i i ke krijuar. Vajzat e mia janë mërzitur shumë, edhe gruaja normal që është mërzitur dhe kritika e saj ka qenë: Pse pranove të shkosh në emision. Unë nuk e kam pritur që do më godiste. Unë kam patur debate shumë të ashpra, por jo dhunë. Frashër Krasniqi është sinonimi më i mirë i Vetëvendosjes. Atë natë e arrestuan dhe e kanë mbajtur 48 orë. Unë e denoncova. Unë jam bërë pishman që e kam qëlluar me shishe. Por Frashëri kishte ardhur me porosi nga Albin Kurti. Mua nuk më ka rrahur Frashëri, kjo ishte shumë e përgatitur. Kadri Veseli më ka thirrë në zyrë para se të ndodhte kjo pasi i thash Vetëvendosjes se nëse ne i kemi kthyer kurrizin SErbisë ata i kanë kthyer prapanicën. Veseli më tha se ka informacione që janë duke u përgatitur të të godasin fizikisht, por brenda parlamntit dhe më tha të mos shëtis brenda parlamentit i vetmuar?, tha Zeka.

Share This Video


Download

  
Report form