Report TV - Lufra feston 25-vjetorin e krijimit Ndreka:Numëron mbi 200 punonjës

Report TV 2018-05-03

Views 1

Kompania lider në tregun e bulmetit, Lufra, ka festuar 25-vjetorin e krijimit të saj. Mes miqsh dhe bashkëpunëtorësh, ndër vite themeluesit e LUFRES e kanë quajtur një rrugëtim që nisi si biznes familjar, por që sot synon tregun evropian.

Një mbrëmje gala e organizuar për 25-vjetorin e krijimit mblodhi miq, bashkëpunëtorë dhe klientë të kompanisë lider në tregun e bulmetit, Lufra. E konceptuar si një familje që rritet vazhdimisht, themeluesi i LUFRËS, Arben Ndreka, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar në atë që e quan ?rrugën e vet të qumështit?.

?Vërtet gjithçka nisi rastësisht në vitin 1992, por ama nisi me një lloj kurioziteti dhe përkushtimi, të cilin dhe sot arrij ta gjej brenda vetes sime dhe brenda atyre bashkëpunëtorëve të mi më të afërt. Dhe sot që Lufra numëron mbi 200 punonjës, mbi 5 mijë klientë me shpërndarje të produktit në të gjithë Shqipërinë çdo ditë, nuk mund të mos mblidheshim këtu për t?iu thënë ?faleminderit??, tha Ndreka.

Share This Video


Download

  
Report form