Verilindja e vendit është përfshirë nga moti i keq me stuhi dhe reshje debore ne lartësitë mbi 500 metra. Rruga e Kombit shfaqi probleme serioze në aksin Fushë Dukagjin - Tunel i Kalimashit.
Trashësia e borës arriti në 15 cm e për pasojë automjetet patën vështirësi në qarkullim. Pesë automjete u përplasën me njëra-tjetren dhe me mbrojtëset metalike si pasojë e pranisë së ngricës në rrugë.
Dy mjete borëpastruese po hedhin kripë dhe po pastrojnë rrugën. Probleme ka edhe në rrugët e tjera nacionale e rurale në akset Shishtavec - Kukës - Peshkopi.
Trashësia e borës në Bushtricë e Grykë Cajë ka kaluar 25 cm. Disa fshatra janë pa energji elektrike.
Tv Klan