http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ishin nisur nga fshati Raboshte në drejtim të Toroviocës, por udhëtimi për tre amtarët e familjes Zefi u ndërpre ne mënyrë të papritur dhe tragjike.
Ngjarja e rëndë ndodhi në hyrje te Torovicës pasditen e kësaj të shtunë, kur masivi shkëmbor në këtë aks do të shkëputej, duke zënë poshtë një makinë tip ?Land Rover? , në të cilën udhëtonin tre persona.
Për pasojë humbën jetën dy vëllezër Valentin dhe Edmond Zefi 29 dhe 31 vjeç, si dhe bashkëshortja e këtij të fundit, Alda Zefi 21 vjeç. Por ngjarja rëndohet akoma më shumë, pasi familjarët konfirmojnë se gruaja ishte shtatzënë.
Policia bën me dije se në momentin e shkëputjes së shkëmbit asnjë prej viktimave nuk ka mundur të dalë nga makina, duke bërë që të humbin jetën tragjikisht mes gurëve.
Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie, autoambulanca nga spitali i Lezhës, si dhe shërbimi zjarrfikës. Këta të fundit bënë të mundur edhe nxjerrjen e trupave të pajetë nga automjeti i zënë poshtë nga gurët.