Kriminaliteti në vend është kthyer në ?mollë sherri? prej ditësh mes palëve politike. Për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, është më mirë të kesh në krah një këngëtar, shtëpiake a pensionist, se sa një vrasës, tutor prostitutash.
Nga qyteti i Pogradecit, ku po zhvillon një takim me strukturat e LSI, Kryemadhi i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke thënë se kriminelët që ka zgjedhur të ketë në krah nuk kanë për ta mbrojtur dot. Sipas saj, epoka e sundimit të krimit të organizuar do të marrë fund.
?Kriminelet qe Edi Rama ka zgjedhur per t?i patur ne krah nuk kane per ta mbrojtur dot. Epoka e sundimit te krimit te organizuar do te marre fund. Me mire te kesh nje infiermiere, nje kengetar, nje mesues, nje shtepiake, nje pensionist dhe nje te papune per ta patur ne krah, se sa nje vrases, nje tutor prostitutash, nje trafikant armesh apo trafikant droge qe po drogojne femijet e Shqiperise. Eshte me e ndershme te kesh nje te papune ta kesh shok e mik, te rrish e te punosh me ta, se sa te jetosh me kriminelet qe Edi Rama ka zgjedhur per te drejtuar Shqiperine. Edi Rama mund te qeverise shtepine e tij me kriminelet, por Shqiperine jo", tha Kryemadhi.